Video/ Shkrumbohet makina në aksin Fier-Vlorë, dyshohet për shkëndijë elektrike

9 months ago 27

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë.

Gazetari Enea Verria raporton për BalkanWeb se pas ngjarjes së ndodhur, në vend kanë shkuar automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burimet paraprake të informacionit pohojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë. Automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që udhëtonte me sens për në drejtim të Lushnjës.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka ndaluar duke zbritur nga automjeti, ndërkohë mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article