Zjarri në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë ka dalë sërish jashtë kontrollit. Siç raportoi Vizion Plus, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish dhe kanë përfshirë katin e tretë dhe të katërt të godinës 12-katëshe.
Mësohet se përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, drejt Lushnjës është nisur edhe ushtria.
Lexo edhe :
Related Posts
Banorët e pallatit 5-katësh që ndodhet përballë qendrës tregtare janë larguar vetë nga banesat e tyre për shkak të rrezikut.
Ndërsa zjarrfikësit kanë hipur mbi tarracat e pallateve përballë dhe po hedhin ujë, pasi për shkak të temperaturave të larta e kanë të pamundur që të ndërhyjnë në brendësi të godinës.
Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorgane, dysheke e jastëke të cilat vazhdojnë të digjen./vizionplus.tv