Presidenti francez Emmanuel Macron sot është pritur nga presidenti Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore, ku u interpretuan himnet e dy vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit.
Takimi mes tyre do jetë kokë më kokë, pa praninë e mediave. Macron ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, një vizitë kjo e parë për një president francez në Shqipëri.
Ditën e djeshme presidenti francez e nisi viztën e parë zyrtare në me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku shkrimtari i madh Ismail Kadara i dorëzoi dekoratën më të lartë “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.
Top Channel