Vitor Roque bëhet pjesë e Barcelonës, firmos deri në 2031-in

9 months ago 31
22:54 27/12/2023

Sulmuesi brazilian Vitor Roque, 18 vjeç, mbërriti te Barcelona paradien e së mërkurës, ndërsa përgatitet t’i bashkohet klubit për sezonin 2024-2025. Barça arriti një marrëveshje për të nënshkruar me Roque nga Athletico Parana-ense në korrik për shumën e 40 milionë eurove plus 21 milionë shtesë, me lojtarin që ka nënshkruar një kontratë 7.5 vjeçare.

Sulmuesi brazilian ka një klauzolë shitjeje në kontratën e tij me vlerë 500 milionë euro.

Që kur kam qenë fëmijë, gjithnjë ka qenë një ëndërr jo vetëm për mua, por për familjen time gjithashtu te jem pjesë e Barcelonës. Dhe të jem këtu për herë të parë, është një ëndërr e kthyer në realitet.”

Pavarësisht moshës së tij të re, Roque është një ndër talentet më të përfolur në vendlindjen e tij Brazil.
Te Cruzeiro sulmuesi e nisi karrierën, duke debutuar në moshën 16-vjeçare në maj të vitit 2021.

Ai u transferua te Athletico për një shumë prej 5 milionë eurosh në prill të 2022, rekord në klub dhe u bë pjesë në skuadrën e turneut të Copa Libertadores të atij viti.

Roque ndihmoi Athletico-n të fitonte kampionatin e parë shtetëror në tri vite në 2023 dhe luajti ndeshjen e tij të parë për Brazilin në humbjen 2-1 në miqësore ndaj Marokut në mars. Gjatë sezonit 2022/23, ai shënoi 21 gola dhe dha 8 asiste në 45 paraqitje për Athletico.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article