Vizita e Igli Hasanit në Malin e Zi, pas takimit me presidentin e vendit: Theksuam intensifikimin e dialogut politik

9 months ago 8

Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani vijoi turin e tij, ku gjatë ditës së sotme ndalesa ishte Mali i Zi.

Ai zhvilloi takim me presidentin malazez Jakov Milatoviç, me të cilin ka folur për lidhjen Shqipëri-Mali i Zi.

Gjatë takimit, sipas postimit në “X”, thuhet se është theksuar intensifikimi i dialogut politik dhe angazhimin e të dy vendeve për paqen e sigurinë në rajon.

Ministri Hasani ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj ku janë fokusuar në projektet në infrastrukturë dhe fusha të tjera.

“U prit ngrohtësisht në Podgoricë nga Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç. Shkëmbyem mendime mbi lidhjet e forta mes vendeve tona, duke theksuar intensifikimin e dialogut politik dhe angazhimin tonë të përbashkët për të nxitur paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit drejt rrugës sonë të përbashkët të integrimit në BE. Në takimin me Zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj u fokusuam në projekte të prekshme mes vendeve tona në infrastrukturë, energji, zonat kufitare, arsim, kulturë dhe shkencë”, shkruhet në “X”.

Top Channel

Read Entire Article