Vizita e Kurtit në veri dhe reagimet nga Lista Serbe/ Opinionisti: “Me dakordim apo pa dakordim”

6 months ago 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka vizituar koumnat në veri të Kosovës.

Pas kësaj vizit ka reaguar Lista Serbe.

Lista Serbe përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se vizita e Kurtit bashkë me ministrat e qeverisë ka për ‘qëllim destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve.

“Kërkojmë që organizatat kompetente ndërkombëtare të reagojnë ndaj këtij provokimi të dukshëm dhe të kërkojnë nga populli i tyre që të ndalojë shtypjen e popullit serb, i cili kësaj radhe tregoi vetëpërmbajtje dhe durim të jashtëzakonshëm”.

Opinionisti Hafiz Shala në një prononcim për “Bota sot”, ka ironizuar me ata të cilët kritikojnë Kurtin për vizitën në veri duke i dhënë edhe reagime “të ashpëra”.

Ai këtu përmend ambasadorin amerikan, për të cilin hamendëson se mund të thotë që Kurti nuk është koordinuar me ta.

“Pas reagimit të Listës terroriste serbe në lidhje me vizitën e Kryeministrit të komunave të Republikës së Dardanisë në pjesën veriore, ish-kryetari (ndër fakt kryetari i vërtetë i kësaj organizate terroriste) ka reaguar duke e quajtur atë "provokim", ndërsa Aleksandar Vuçiq e quan "pushtim" të asaj pjese, duke e karakterizuar si "pushtim" të territorit të tyre. Megjithatë, kjo është, ashtu siç thonë serbët, "srpska rabota", dhe nuk do të bazohem nëse Vuçiq kërkon një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Disa analistë do të diskutojnë rreth vizitës së Kurtit në veri, ndërkohë që nuk do të më habisë nëse Ambasadori Hovenier reagon duke thënë se ai nuk është koordinuar me ta.

"Albin Kurti po gdhend me sopatë në këmbën e vet" për çdo lëvizje në territorin e pjesës veriore, duhet të ketë miratimin e Ambasadës.

"Edhe kjo do t’i kushtojë izolimin e tij nga ndërkombëtarët" për shkak të sjelljeve të tij, që po shtohet benzinë në zjarr”, thotë ai.

Sipas tij, ndaj Radoiçiç, Simiq edhe Rakiq duhet të ngritet padia për veprimtarinë e tyre kriminale.

Shala ka edhe një pyetje për ndërkombëtarët: a nuk është ky paralajmërim për ju dhe nëse me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën multietnike, ata do të ndjehen të shtypur dhe nën presion?

“AKI-ja duhet të japë vlerësime zyrtare në lidhje me veprimtarinë terroriste të disa anëtarëve të saj, si ajo e nënkryetarit Milan Radojçiq, asgjë më pak se Rakiq, Simiq dhe të tjerëve, dhe duhet të ngritet një padia dhe të paraqitet një vlerësim i tillë për Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, i cili duhet të dalë me propozime në Parlamentin e Republikës së Dardanisë për veprime të përshtatshme.

Pyetje publike për miqtë tanë ndërkombëtarë, a nuk është ky paralajmërim për ju dhe nëse me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën multietnike, ata do të ndjehen të shtypur dhe nën presion, siç deklaron Aleksandar Vuçiq, i cili në vend të të qenit para drejtësisë në Hagë, ashtu si paraardhësi i tij, Millosheviq, sipas shumë konspiracionistëve, ai është ende i gjallë në Rusi. Mjekët specialistë të kësaj fushe e shpjegojnë se mund të qëndrojë në komë për një periudhë të gjatë, sa të jetë e nevojshme për transportimin në Moskë.

Sidoqoftë, Vuçiq është një ndjekës i përkushtuar i politikës së tyre, prandaj çdo përpjekje, për shkak të të gjitha presioneve ndërkombëtare, nuk ka shanse për të ndryshuar kursin e tyre, sepse edhe popullin e kanë indoktrinuar me nacionalizmin e tyre dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve”, shprehet opinionisti.

Në fund, thotë se Kushtetuta duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, sepse qëllimi i Serbisë dihet që është aneksimi i veriut e më vonë ndodhta i tërë Koosovës.

“Kushtetuta dhe ligjet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, dhe kjo dihet nga të gjithë, prandaj, le të provohet nëse në botën tonë ka një vend ku një komunitet prej 4% të popullsisë shumicë ka të drejtë vetoje dhe të paralizojë Parlamentin në vendimmarrjen me interes kombëtar. Prandaj, qëllimi i Serbisë është aneksimi i veriut sot ose më vonë, me qëllim të aneksimit të tërë territorit.

Në të vërtetë, kjo politikë kolonialiste ekspansioniste rrjedh nga pamfleti i "Naqërrtanjës", i cili gjeti shprehje të veçantë në miratimin e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1878, kur u dëbuan mbi 300,000 shqiptarë dhe u vranë mbi 70,000 nga trojet e tyre atdhetare, në vendet ku mbi 2/3 e tyre shtrihet shteti serb.

Për të marrë qëndrime të drejta dhe për të ndryshuar angazhimin tuaj historik, nëse mendoni se duhet të sjellni drejtësi ndaj një populli me histori, gjuhë dhe kulturë më të hershme në Ballkan dhe Evropë, marrë përsipër të thurësh ndërgjegje”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article