Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në mbrëmje Presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili mbërriti këtë pasdite në Tiranë.
Kjo është hera e parë që një President francez zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në një pritje nderi të organizuar në Pallatin e Brigadave, presidenti francez foli edhe shqip në fund të fjalës së tij.
“Për Shqipërinë, popullin shqiptar, rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha ai.
Top Channel