Vritet një grua në Prishtinë, dyshohet gjatë grabitjes

10 months ago 12
08:35 30/11/2023

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë të Kosovës, ku një grua është vrarë më rrugën “Dalim Alshiqi”.

Sipas mediave të Kosovës, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur gjatë një grabitje.

Policia e Kosovës thotë se viktima është vrarë me armë zjarri, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitje.

Autorët e ngjarjes nuk dihen ende, teksa policia vijon hetimet intensive për të identifikuar dhe arrestuar vrasësit.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article