U plagos nga gurët e rënë teksa priste dru në mal, humb jetën 36-vjeçari në Malësinë e Madhe

2 hours ago 17

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Malësinë e Madhe, në Shkodër.

Një 36 vjeçar, teksa ishte duke prerë dru në pyll, është goditur nga një gur, ku si pasojë ka humbur jetën.

 “Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M.M, 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali. Për pasojë 36- vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article