Zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Belgjikë, urdhër-arreste ndërkombëtarë për 3 persona, mes tyre një bashkëkombës

1 year ago 10

Balkanweb app Get it on Google Play

Policia belge ka zbuluar atentatin me armë ndaj një 44-vjeçari shqiptar, të ndodhur natën midis 6-7 majit në Zellik, nënkomuna e Asse, ku një nga tre autorët e dyshuar mbeti i plagosur vetë, ndërsa objektivi ishte një 44-vjeçar. Objektivi i atentatit mbeti i padëmtuar nga te shtënat. Kjo është bërë e ditur nga zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde. Tre autorët e dyshuar tashmë janë identifikuar dhe njëri prej tyre, është arritur të kapet në Rumani.

Të shtënat kanë ndodhur natën e 6-7 majit në Frans Thirrystraat në Zellik. Të paktën tetë plumba u gjetën në vendngjarje në shtëpi dhe makina, ndërsa policia gjeti dhjetë gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe një pistoletë të mbushur. Hetimi nga Policia Gjyqësore Federale (FGP) e Halle-Vilvoorde çoi në identifikimin e tre të dyshuarve, një shqiptar 37-vjeçar dhe dy rumunë të moshës 25 dhe 26 vjeç.

“Hetimi tregon se personi i qëlluar, 37-vjeçari shqiptar, është ndoshta një nga të dyshuarit që u mor nga dy shoqëruesit e tij rumunë pas të shtënave,” raporton prokuroria publike Halle-Vilvoorde. “Pas incidentit, personi në fjalë u dërgua në një spital në Holandë për kujdes dhe automjeti i arratisjes u gjet i djegur në Oudenaarde. Objektivi i dyshuar, një shqiptar 44-vjeçar, ka mundur të shpëtojë i padëmtuar”. Ndaj tre të dyshuarve, gjyqtari hetues lëshoi urdhra arresti europian dhe ndërkombëtar dhe 26-vjeçari rumun është arritur të kapet në Rumani më 20 shtator 2023 dhe u ekstradua në Belgjikë të enjten e kaluar, më 12 tetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article