Zbardhet kërkesa e SPAK, cilat janë dy vrasjet me 4 viktima që kërkohen të futen në dosjen e ‘Plumbit të Artë’

1 year ago 6

Prokuroria e Posaçme e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, kërkoi këtë të martë në Gjykatë që të bashkohet me dosjen edhe çështja penale e dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe Në prill u vranë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka bashkuar dy çështjet. Kërkesa e prokurorisë u bë duke qenë se janë të njëjtët persona të përfshirë.

Kush ishin personat që kryen vrasjet u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani u përcaktua gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi. Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndryshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”. Seanca paraprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article