Zbardhet vrasja e burrelsit në Gjermani/ Krimin e mori përsipër 17-vjeçari nga Lushnja, policia shpall në kërkim dy të dyshuar

6 months ago 4

Policia gjermane ka zbardhur vrasjen e 27 vjecarit nga Burreli, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në nëntor 2023. Sic raporton “Bild”, për vrasjen janë shpallur në kërkim dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen te ditur. Ata dyshohet se i kanë kërkuar 17 vjecarit shqiptar Qerim D., nga Lushnja që të marrë autorësinë e vrasjes. Në fakt ky i fundit u vetëdorëzua në policinë gjermane pas ngjarjes duke raportuar se kishte kryer një vrasje, madje duke e çuar policinë në vendin e ngjarjes ku dhe u gjet kufoma. Shkak për zbardhjen e vrasjes mësohet se është bërë një kartë “Douglas” që ka çuar policinë në identifikimin e autorëve.

Trupi i 27 vjeçarit Alonso Hysneli alias Reols Hysneli nga Burreli u gjet në 25 nëntor në Holstentherme në Kaltenkirchen. Policia hetoi në fillim se 27-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri në zonën Uetersen në lagjen Pinneberg. 17-vjeçari Qerim D. ka raportuar në policinë në Pinneberg me një avokat më 24 nëntor dhe i ka çuar oficerët te trupi në Kaltenkirchen. Policia e gjeti të vdekurin të varur në një gardh dhe arrestoi 17 vjecarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article