Zbulohet arsyeja pse Liverpooli ende nuk ka bërë përpjekje për emërimin e Xabi Alonsos

8 months ago 14

Liverpooli nuk ka bërë ende asnjë përpjekje për të emëruar Xabi Alonso si trajnerin e tyre të ri për të pasuar potencialisht Jurgen Klopp .

Sipas Fabrizio Romano, hierarkia e Reds është e informuar mirë për situatën e spanjollit, por aktualisht po punojnë shumë për të emëruar një drejtor të ri sportiv.

Vetëm pasi të emërohet drejtori, klubi do të fillojë të ‘sulmojë’ situatën për një trajner të ri dhe të planifikojë se si t’i afrohet Alonsos.

Liverpool ka një listë të kandidatëve për menaxher që ata po i mbajnë nën sy, por tani për tani, trajneri i Bayer Leverkusen është kandidati kryesor për të zëvendësuar Klopp.

The Reds duan që projekti i tyre i ardhshëm përtej epokës së Klopp të bazohet në një marrëdhënie të fortë të përbashkët mes menaxherit dhe drejtorit sportiv.

Si rezultat, vetëm pasi të vendoset një drejtor i ri, klubi do të fillojë të kërkojë kandidatin ideal për të marrë drejtimin sezonin e ardhshëm.

Alonso ka qenë pjesë e Liverpoolit për pesë vite dhe është shumë i dashur edhe nga tifozët e skuadrës angleze. /Telegrafi/ 

Read Entire Article