Zbulohet plani i Arabisë Saudite për ta transferuar Salahun

11 months ago 20

Gazetari i njohur Ben Jacobs, në një raportim për “Daily Briefing” rreth transferimeve të pritshme, theksoi se Mohamed Salah vazhdon të jetë një prej synimeve kryesore për merkaton e verës në Arabinë Saudite.

“Ende nuk është e sigurt nëse Al-Ittihad do të tentojë përsëri për të marrë yllin egjiptian. Al-Hilal mund të jetë një tjetër skuadër në garë për të”, raportoi ai.

Gjatë merkatos së verës të këtij viti, Al Ittihad bëri përpjekje të mëdha për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por propozimet e tyre u hodhën poshtë nga Liverpooli.

Kontrata aktuale e Salah me The Reds përfundon në vitin 2025, por ka spekulime se ai mund të vazhdojë të luajë për klubin edhe pas kësaj date.

Sipas një raportimi të fundit nga David Ornstein i “The Athletic”, Salah ka një dëshirë të fortë për të qëndruar dhe për të vazhduar garën në elitën e futbollit evropian.

Sulmuesi 31-vjeçar vijon të impresionojë në fushë, duke shënuar 10 gola dhe krijuar katër asiste në 12 ndeshje të Ligës PremierLeague për sezonin aktual me Liverpoolin. /Telegrafi/

Read Entire Article