Zbulohet topi zyrtar për ndeshjet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”

11 months ago 59

UEFA ka bërë të ditur se si duket topi që do të luhet në ndeshjet e Kampionatit Evropian të vitit 2024 në Gjermani.

Topi i markës Adidas do të quhet Fussballliebe, që përkthehet si “dashuria për futbollin” dhe është zbuluar sot (e mërkurë) në një ngjarje speciale në Olympiastadion të Berlinit.

Fussballliebe përmban teknologjinë adidas Connected Ball Technology për herë të parë në një Kampionat Evropian – duke ofruar një pasqyrë të paparë në çdo element të lëvizjes së topit dhe duke kontribuar në procesin e vendimmarrjes së video-asistentëve të UEFA-s.

Predha e jashtme e topit mbështetet brenda saj nga CTR-CORE e cila është projektuar për saktësi dhe qëndrueshmëri, duke mbështetur lojën e shpejtë, precize me formën maksimale dhe mbajtjen e ajrit.

introducing the official match ball for the @EURO2024 – this is 𝗙𝗨𝗦𝗦𝗕𝗔𝗟𝗟𝗟𝗜𝗘𝗕𝗘 ⚽️

find it here: https://t.co/xyNZl37OLQ pic.twitter.com/MXxUABb47j

— adidas Football (@adidasfootball) November 15, 2023

Çdokush mund ta blejë topin me çmimin 150 euro, është bërë e ditur në faqen zyrtare të prodhuesit gjerman.

“Kampionati Evropian përfaqëson kulmin e kompeticionit kombëtar evropian. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo aspekt, nga fusha te pajisjet, të jetë i cilësisë më të lartë”.

“Si gjithmonë, ne kemi besim se topi adidas Fussballliebe do të shënojë një tjetër hap në angazhimin tonë të përbashkët për përsosmëri”, ka thënë legjenda e kombëtares kroate Zvonimir Boban, i cili tani punon si drejtor teknik i UEFA-s.

Kampionati Evropian në Gjermani do të jetë edicioni i 17-të i kësaj gare.

Ai do të mbahet nga 14 qershori deri më 14 korrik në dhjetë qytete: Berlin, Koln, Dortmund, Dusseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburg, Leipzig, Mynih dhe Shtutgart. /Telegrafi/

Read Entire Article