Partia e Alaksandar Vuçiç ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshem që u zhvilluan ditën e sotme.
Numri një i qeverisë serbe, Ana Bërnabiç theksoi se me gjysmën e votave të numëruara deri tani, parashikimet e Partisë Progresive Serbe tregojnë se presidenti Aleksandar Vuçiç fitoi 47% të votave dhe pret të mbajë rreth 130 vende në asamblenë prej 250 anëtarësh.
Grupi kryesor i opozitës Serbia kundër dhunës fitoi rreth 23%, tha Brnabiç.