Plantacionet me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë zonën që njihet si “blloku i fiqve”.
Flakët e zjarrit kanë përparuar me shpejtësi drejt tre kodrave mes fshatrave Duhanas e Mimias, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse zjarri u shmang të përparonte drejt banesave të zonës.Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi “bllokun e fiqve”,për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore.
Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit.Prej disa orësh zjarrëfikësit janë duke luftuar me flakët por ka ende shumë vatra aktive.
Deri tani, parashikohet se është djegur një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre,ferra e barishte si dhe disa pemë ullinj e fiq por ende nuk ka një përllogaritje të saktë pasi zjarri vijon ende.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb