Zjarri në një rrobaqepësi në Rrëshen, zbulohet shkaku, policia njoftim zyrtar: Flaka u vu nga…

9 months ago 25

Rrëshen/Informacion shtesë

Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases D. K., paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike.

Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja L. Ç., 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article