Zjarri në spitalin e Shkodrës, ministrja e Shëndetësisë e viziton nga afër: Po hetohen shkaqet

9 months ago 23

Një ditë pas zjarrit në spitalin rajonal në Shkodër, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu e ka vizituar nga afër situatën, duke theksuar se ndërsa po hetohen shkaqet, situata është kthyer në normalitet.

“Në Spitalin Rajonal të Shkodrës bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci pamë nga afër ambientin ku mbrëme u përfshi nga zjarri një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë, i cili u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen. Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme. Faleminderit personelit mjekësor dhe forcave zjarrëfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientet e stafin mjekësor”, shkruan ministrja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article