Zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave mbyt zonën me tym

4 months ago 14

Prej mesnatës së djeshme në fshatin Pjezë të Shijakut i është vënë zjarri vendgrumbullimit të përkohshëm të mbeturinave, zjarr i cili la zgjatur deri mesditën e sotme, raporton për Balkanweb gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Forcat zjarrëfikëse kanë vënë nën kontroll flakët, por tymi ende vazhdon të krijojë ndotje në zonën përreth.

Sakaq janë marrë masat që mjete të tonazhit të rëndë të hedhin pirgje dheu për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat pranë lumit Erzen ku bimësia është e denduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article