“Zoti gjithmonë ka menduar mirë për mua”, deklarata e Dwamenas dy vite më parë kur i kishte shpëtuar një sulmi kardiak

11 months ago 26

Raphael Dwamena vuante prej kohësh nga zemra. Sulmuesi që kishte 8 ndeshje dhe 2 gola me Ganën, kishte premisa për të zhvilluar një karrierë cilësore.

600 mijë euro paguan zviceranët e Zurich për ta blerë nga austriakët e Austria Lustenau në janarin e vitit 2017.

Ndërkohë që rekordin e vendosi në verën e vitit 2018. Kur u transferua nga Zurich te Levante për 6.2 milionë euro.

Dwamena vuajti në Spanjë për shkak të problemeve në zemër. Në fillim erdhi huazimi te Zaragoza dhe më pas ndërprerja e bashkëpunimit.

Sulmuesi kaloi në Danimarkë te Vejle në gushtin e 2020-s. Në shkurtin e vitit 2021 mbeti pa ekip, periudhë që zgjati mbi një vit e gjysmë.

Sulmuesi shtatlartë ishte pranë kalimit tek anglezët e Brighton vite më parë (2017). Akordi u arrit për 1 milion euro, por gjatë testeve mjekësore iu zbuluan problemet në zemër.

Afrikani u rikthye në Austri pas periudhës pa skuadër, duke firmosur me Blau Weiss Linz në verën e vitit 2021.

Dëamena u rrëzua gjatë një ndeshjeje në Austri tetorin e dy viteve më parë.

Dy muaj pas ngjarjes së frikshme, sulmuesi, i cili hoqi defibrilatorin, shprehej: “Perëndia gjithmonë ka menduar mirë për mua”.

Në gushtin e vitit të kaluar u bë pjesë e BSC Old Boys, skuadër e divizionit të pestë në Zvicër. Dhe më pas erdhi transferimi në Shqipëri tek Egnatia në janarin e këtij viti.

Sot gjatë ndeshjes Egnatia – Partizani, ai ka ndërruar pas një sulmi në zemër, ku humbi ndjenjat dhe ra në tokë.

Pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.  /SS/

Read Entire Article