Zvicra shtyn kualifikimin në Euro2024

11 months ago 20
11:34 16/11/2023

Granit Xhaka vendos rekord në barazimin ndaj Izraelit, 119 ndeshje me kombëtaren

Zvicra shtyn për në duelet e fundit kualifikimin në Euro2024. Kombëtarja Helvete ishte e pafuqishme për të ruajtur avantazhin ndaj Izraelit, përballje që përfundoi në barazim 1-1. Xherdan Shaqiri ndoqi të gjithë sfidën nga stoli, duke mos u preferuar të aktivizohej nga Yakin, teksa rekordi u vendos nga shqiptari tjetër, Granit Xhaka. Kapiteni bëri paraqitjen e tij të 119 për kombëtaren e Zvicrës, duke qenë futbollisti më shumë paraqitje në historinë e saj.

Me fanellën e përfaqësueses, Xhaka ka shënuar 14 gola, ndërsa debutoi për herë të parë në Qershorin e vitit 2011. Dy ndeshje nga fundi, Zvicra ndodhet në vendin e parë në grup, por matematikisht nuk e ka siguruar ende prezencën në turneun gjerman. Këtë gjë do ta kërkojnë ndaj Kosovës dhe Rumanisë në ndeshjen e fundit.

Në lojë për kualifikim gjendet edhe Izraeli, që do shpresojë edhe tek ndalesat e rivalëve dhe ajo të marrë 6 pikë të plota në dy ndeshjet e radhës, ndaj Rumanisë dhe Andorrës. Matematikisht, ëndrra Europiane mbetet gjallë edhe për Kosovën.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article