Zyrtare: Ardian Limani, lojtar i ri i Prishtinës

9 months ago 22

Prishtina ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit Ardian Limani, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror, pasi pas portieri Altin Gjokaj, ata kanë konfirmuar edhe mbrojtësin Limani.

Është vet faqja zyrtare e Prishtinës, e cila ka konfirmuar transferimin e Limanit, por pa dhënë detaje tjera.

Limani vjen te Prishtina si lojtar i lirë pas gjashtë muajve të Shkëndija, ku para disa ditësh mbylli bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

30-vjeçari thuhet se ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë me klubin më të trofeshëm kosovar.

Ai ka një bagazh të madh mbi supe, pasi ka fituar disa herë titullin kampion në Superligën e Kosovës, me klube si Feronikeli dhe Drita. /Telegrafi/

Read Entire Article