Zyrtare: Ibrahim Dresevic befason me skuadrën e re dhe kampionatin ku u transferua

9 months ago 5

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin japonez, Machida.

Kampionati japonez do të fillojë në fund të muajit shkurt dhe klubet tashmë kanë filluar të përforcohen.

Një nga to është edhe Machida, e cila ka nënshkruar me kosovarin Ibrahim Dresevic nga Fatih Karagumruk.

Është vet klubi nga Superliga e Japonisë, i cili ka njoftuar nënshkrimin me Dresevic.

“Ju njoftojmë se është vendosur që Dresevic t’i bashkohet klubit me transferim të përhershëm nga Fatih Karagumruk i Turqisë”, thuhet në njoftim.

Detajet e transferimit të lojtari të Përfaqësueses së Kosovës nuk janë bërë publike.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh. Jam i emocionuar që luaj për ekipin dhe tifozët. Është një përvojë e re për mua dhe familjen time gjithashtu. Unë dua që ky klub të fitojë trofe”, ka thënë Dresevic pas nënshkrimit. /Telegrafi/

Read Entire Article