Zyrtare: Ismet Lushaku bën hapin e madh, nënshkruan me IFK Norrkoping

9 months ago 18

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Ismet Lushaku, do ta vazhdojë karrierën te klubi i njohur suedez, IFK Norrkoping.

Lushaku që luan si mesfushor karrierën e nisi te Eskilstuna, ku luajti deri në ekipin e parë.

Nga aty kur debutoi në vitin 2019, e ku Lushaku luajti 13 ndeshje në Allsvenskan, kaloi në Superettan, ku qëndroi për dy sezone te Varbergs Bois.

Sezonin e kaluar, Lushaku luajti 25 ndeshje dhe kishte pesë asistime.

“Ndihem mirë dhe kënaqësi e madhe të jesh këtu. IFK Norrköping është një klubi i mirë dhe është një ambient i mirë për mua që të bëj hapin e radhës në zhvillimin tim”, ka thënë Lushaku pas prezantimit.

Lushaku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin që ka 12 tituj kampioni në Suedi, të fundit në vitin 2015.

Mesfushori ka debutuar me Kosovën A në kohën e Bernerd Challandes, ku luajti për 32 minuta ndaj Suedisë.

Ai te Kosova U21 ka zhvilluar 10 ndeshje nën drejtimin e Rafet Prekazit. /Telegrafi/

Read Entire Article