Zyrtare: Jorgo Pëllumbi kompleton transferimin në Hungari tek Debreceni

9 months ago 19

Futbollisti shqiptar, Jorgo Pëllumbi edhe zyrtarisht është bërë pjesë e ekipit hungarez Debrecen.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.

“DVSC ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin 23-vjeçar shqiptar Jorgo Pëllumbi. Lojtari i cili është 1.86 cm i gjatë, vjen nga ekipi i elitës kroate NK Varazdin dhe tashmë i është bashkuar ekipit. Jorgo Pëllumbi është rritur tek ekipi i Skënderbeut në Shqipëri, ku ka bërë debutimin në moshën 19-vjeçare”.

“Më vonë, ai e vazhdoi karrierën në Kroaci tek Varazdini. Ai ka luajtur në 14 ndeshje në ligë duke qenë njëri ndër lojtarët kryesor në sezonin vjeshtor, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim”.

“Qendërmbrojtësi i ri ka luajtur më shumë se 130 ndeshje në Shqipëri dhe Kroaci, dhe ftohet rregullisht nga Shqipëria U21, ku aty në dy ndeshje i udhëhoqi si kapiten. Jorgo Pëllumbi është gjithashtu pjesë edhe e ekipit të parë të kombëtares së Shqipërisë”, thuhej në njoftimin zyrtar të Debrecenit.

Pëllumbi njihet si një lojtar i cili mund të mbulojë disa pozicione, pasi që shpeshherë përveç pozitës së tij natyrale në qendër, ai është aktivizuar edhe në krahun e majtë të mbrojtjes si dhe në disa raste si mesfushor defanziv./Telegrafi/

Read Entire Article