21 janari 2011/ A ju ka paraqitur Lulzim Basha dorëheqjen? Ja ç’thotë Berisha

2 hours ago 20

Lulzim Basha rreth 1 javë më parë në emisionin ‘Log.’ në News24 deklaroi se pas ngjarjeve të 21 janarit 2011 kishte menduar dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm që mbante në atë kohë.

Gazetari Endri Xhafo pyeti në emisionin e sotëm kreun demokrat, Sali Berisha, nëse është në dijeni të një fakti të tillë, ndërsa ish-Kryeministri u shpreh se “Lulzim Basha nuk më ka paraqitur asnjë dorëheqje. Nuk ka ndodhur kurrë që të më sjellë dorëheqje, e ka pasur ose jo në mendje, këtë nuk e di”.

Lidhur me rolin e Lulzim Bashës në 21 janar, Berisha tha se “ka qenë në zyrën e tij, kam kontrolluar zyrën time dhe nuk mund të them, por di që edhe Garda edhe Policia ka zbatuar ligjet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article