Deputeti Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në News24, tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA nuk varen nga administratat që janë në Shtetet e Bashkuara.
“Ne duhet të përthithim kush janë interesat amerikane këtu, por të jeni të sigurtë se kushdo qoftë President, raportet Shqipëri-SHBA nuk cënohen.
Tani Donald Trump ka një përqasje të re për NATO-n, por kjo i kushton Europës. Problemi i dytë është raporti me Europën, a do të jetë ai që ishte gjatë administratës Biden?
A do të ketë të njëjtën përqasje administrata Trump për të zgjidhur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë? Me këtë duhet të merremi ne. Halli i Shqipërisë dhe i joni si opozitarë nuk është heqja ose jo e ‘non grata-s’ së Berishës”, tha Shehi.
Kreu i LZHK tha se politika amerikane nuk mund të bëjë kthesa kaq të mëdha, 90 gradë. Shehi tha se interesat madhore janë raportet që do të ketë Europa me NATO-n, me Europën, se Trump nuk ka fituar zgjedhjet për të pasur në vëmendje ‘non grata’n’ e Berishës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb