Ish-Kryeministri Sali Berisha prej dhjetorit 2023 ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” vendosur nga GJKKO, ndërsa SPAK ka mbyllur hetimet lidhur me atë që njihet tashmë si “dosja Partizani”.
Në emisionin “Log.” në News24, gazetari Endri Xhafo e ka pyetur ish Kryeministrin se si e kalon kohën brenda apartamentit të tij, ndërkohë që më parë ishte shumë aktiv, duke bërë fushatë, mitingje apo ecje.
“Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë që i bëhet një njeriu, por organizoj ditën time që të jetë sa më eficente në këtë betejë kundër këtij regjimi, kundër narko-diktaturës. Kauza jonë e drejtë do trimfojë”, tha Berisha.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb