25 të lënduar nga fishekzjarrët në Kosovë, një person plagoset nga një plumb qorr

10 months ago 23

25 persona janë lënduar nga fishekzjarrët gjatë natë së ndërrimit të viteve në Kosovës.

Rastet më ekstreme ishin një fëmijë, i cili ka humbur dy gishtërinj dhe një person i plagosur nga një plumb qorr.

Mjeku në QKUK, Avdush Bajgora tha për KosovaPress, se janë katër raste që kanë lënduar sytë nga fishekzjarrët.

Gjatë 24 orëve në Qendrën Emergjente deri më tani kanë kërkuar ndihmë gjithsej 290 pacientë, duke marrë parasysh 250 kanë qenë mbrëmë, dhe ndërrimin e sotshëm gjithsej 50 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Prej tyre 25 pacientë kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe lëndimet kanë qenë të ekstremiteteve, ku duhet të veçohet një fëmijë që ka dy gishtërinj të amputuar të dorës së majtë, kemi një pacientë të lënduar me plumb qorr, pacienti i është nënshtruar operacionit, i cili momentalisht ndodhet në Kirurgji. Gjithashtu, ka pasur raste të lëndimit të syrit, gjithsej 3-4 pacientë, prej të cilëve dy si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit plasës, kemi penetrimin e kornesë të syrit”, tha Bajgora.

Top Channel

Read Entire Article