73-vjetori i Forcës Ajrore, Meta: Rilindja degradoi ushtrinë nga korrupsioni, PL do ketë prioritet ushtarakët

6 months ago 5

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar 73-vjetorin e Forcës Ajrore Shqiptare.

Meta shprehet se Rilindja degradoi ushtrinë nga korrupsioni endemik, duke shtuar se PL do të ketë prioritet ushtarakët.

Postimi i kryetarit të PL, Ilir Meta:

Në 73-vjetorin e Forcës Ajrore shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për të gjithë ata që e krijuan dhe e ngritën lart këtë forcë, për familjet e tyre dhe në veçanti për pilotët Dëshmorë, të cilët humbën jetën për të mbrojtur dhe siguruar pavarësinë e hapësirave shqiptare ndër vite.

Një falenderim për të gjithë veteranët që vazhdojnë të përcjellin ndër breza vlerat më të larta të ushtrisë shqiptare duke edukuar me patriotizëm dhe atdhedashuri brezat e rinj.

Në këto vite “Rilindja” e degradoi Forcën tonë Ajrore duke e përdorur për aktivitete të paligjshme, nga fikja e radarëve dhe deri tek trafiku i drogës, si dhe duke e çuar në dekadencë totale me helikopterë të blerë shtrenjtë por që nuk punojnë për shkak të korrupsionit.

Rritja e pensioneve të ushtarakëve, shtimi i buxhetit dhe rimëkëmbja e plotë, jo propagandistike, e Forcave të Armatosura shqiptare, siç e meriton një vend anëtar i NATO-s është prioritet i Partisë së Lirisë, që një objektiv të saj madhor ka sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article