Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ishin sot në Lagjen Rilindja në Spitallë, ku po ndërtohen pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti.
“Sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës”, shprehet kryeministri.
Kryebashkiakja Sako foli për zhvillimin e zonës, pasi aty të vendosen banorët e rinj.
“Do të ketë banorë nga të gjitha zonat nga qyteti i Durrësit dhe njësitë administrative. Po shohim mundësinë të shtojmë një linjë të re transporti”, tha Sako.
Top Channel