A do ta ‘avullojë’ administrata e re e Presidentit Trump idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës-Serbisë?

5 hours ago 31

Rizgjedhja e Donald Trump si president i Amerikës dhe mundësia që Richard Grenell të rimarrë ndonjë post diplomatik të jashtëm nuk domethënë rikthimin e idesë për shkëmbim territoresh, thonë analistët politikë.

Por, sipas tyre, asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet, kjo për shkak se ajo është marrëveshje e premtuar nga qeveritë e kaluara.

Ligjëruesi në Universitetin John Hopkins në SHBA, Edward P. Joseph, ka thënë se Kurti do të përballet me zgjidhje të vështira, veçanërisht nëse Richard Grenell, i cili ka qenë shumë kritik ndaj Kurtit, emërohet sekretar i Shtetit, apo në ndonjë pozitë tjetër të lartë në politikën e jashtme.

Në Serbi po e festojnë fitoren e Trumpit. Richard Grenell, të cilin Trumpi e përmendi në një tubim rishtazi, ka mundësi ta mbajë një pozitë të lartë, madje edhe pozitën e sekretarit të Shtetit. Grenelli për kohë të gjatë ka pasur mospajtime me Albin Kurtin, dhe ka vazhduar me kritika edhe këtë vit”, ka thënë Joseph.

Rikujtojmë se në vitin 2020, Kurti e kishte akuzuar Richard Grenellin, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësues amerikan në dialogun Kosovë-Serbi ishte “drejtpërdrejt i përfshirë” në rrëzimin e qeverisë së tij më pak se dy muaj pasi mori detyrën si kryeministër.

Në atë kohë, Grenell kishte thënë se Kurti ishte antiamerikan dhe se ai ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë: Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Gjatë kohës sa Grenell ishte i dërguar i SHBA-së për dialog, gjithashtu kishte deklarime për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, spekulime këto të mohuara nga ana e Grenellit, duke thënë se kundër diçkaje të tillë ishte edhe Gjermania.

“Jo, nuk është  kam pasur kurrë një bisedë të tillë. Jo kurrë?  Kurrë.  Dhe këtë e kam thënë ndoshta nja 10 herë.  Dhe njerëzit me të vërtetë duhet ta kuptojnë këtë, madje unë nuk e di se nga erdhi kjo, por unë kurrë nuk kam folur për këtë gjëme asnjë zyrtar, ndonjëherë? Dhe unë isha aty qe prej fillimit, mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe pastaj kryeministrit Hoti dhe Vuçiqit dhe pastaj mes Kurtit dhe Vuçiqit dhe madje edhe Osmanit. Unë kurrë nuk kam biseduar për shkëmbimin e territoreve. Para së gjithash, kur i bëja të gjitha këto, isha ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe kancelarja Merkel e bëri shumë të qartë se në Evropë nuk duan të flasin për shkëmbime terrtitoresh”, deklaronte Grenell.

Zogaj: Grenell nuk është armik i Kosovës

Image

Skënder Zogaj

Analisti politik, Skënder Zogaj, thotë se Trump po e merr postin në kohë trazirash mjaft të mëdha dhe kërcënuese.

Ai uron që qeveria e re amerikane të mos e anashkalojë problemin e Kosovës, kjo për shkak se pa SHBA-në nuk mund të ketë një zgjidhje përfundimtare.

Strategjia e politikës shtetërore amerikane nuk është sezonale dhe as përcaktim i pikëpamjeve individuale dhe personale, të akëcilit nga burrështetasit që arrijnë të ulet në fronin e piramidës së SHBA-ve, por është projekt i kolektiviteit institucional politik e shtetëror në shërbim të konceptit të demokracisë më të avancuar, që zhvillimin, përparimin dhe sigurinë e vet kombëtare e sheh të kushtëzuar nga paqja dhe siguria globale. Kjo strategji prandaj është pandryshueshme! Kjo traditë nuk ka asnjë dyshim që do të vazhdojë të jetësohet edhe me Presidentin Donald Trump, i cili e merr postin në një kohë trazirash mjaftë të mëdha dhe kërcënuese në përmasën globale , siç është lufta ruso-ukrahinase dhe izraelito - palestineze, që paraqesin dy nga ekuacionet më të rëndësishme për administratën e re të SHBA-ve. Urojmë që qeveria e re amerikane të mos e anashkalojë problemin e Kosovës, që, të gjithë e dimë se, nuk mund të gjejë zgjidhjen përfundimtare pa ndërmjetësimin konkret të SHBA-ve”, pohon Zogaj.

Grenell nëse ka qenë kritik ndaj çështjeve të caktuara, nuk do të thotë se është armik i Kosovës, thotë Zogaj, gjersa shton se ata që kritikojnë mund të zgjidhet problemi.

Kjo është më e rëndësishme, e se çfarë funksioni do t'i besohet Richard Grenellit, i pa asnjë arsye është gogolizuar si i "rrezikshëm" sepse, nëse ka qenë kritik për çështje të caktuara, kjo nuk do të thotë se është armik i Kosovës! Përkundrazi, unë mendoj se miqtë të kritikojnë dhe, se këtë e ka bërë Grenelli, me dashurën që status qvoja të kapërcehet dhe problemi i Kosovës të zgjidhet njëherë e mirë. Në këtë pikëpamje, nuk mendoj se Grenelli ka mbajtur ndonjë qëndrim të veçantë ndaj Kryeministrit Kurti, përkundrazi, ka shprehur qëndrimet zyrtare amerikane dhe miqve të Kosovës, duke kërkuar që të realizohen sa më parë marrëveshje e arritura në Bruksel sepse janë obligative!”, thekson analisti.

Marrëveshjet e nënshkruara duhet të përmbushen, sipas Zogajt, dhe formimi i asociacionit është një e tillë.

Ideja e ndryshimit të territoreve nuk është kërkesë e Grenellit! Nuk e kuptoj pse kjo i vishet, nëse ai ka insistuar që marrëveshjet duhet të realizohen. Kjo nënkupton edhe themelimin e asociacionit, që nuk është projekt i Kurtit por është projekt i Institucioneve të Kosovës dhe i të gjitha qeverive nga viti 2013, e që i Qeverisë Kurti i mbetet që ta përmbush, për të kurorëzuar veprën e përbashkët të të gjitha qeverive kosovare! Partitë politike të Kosovës nuk kanë aspak të drejtë që ta akuzojnë Kurtin për formimin e Asociacionit, por duhet të angazhohen për unitet përballë sfidave të ardhshme, që mund të jenë të rrezikshme nëse, skena politike e Kosovës vazhdon të jetë e përçarë dhe bën çështjen d Asociacionit e shfrytëzon për qëllime të ngushta partiake duke e vënë ambicien për pushtet mbi interesin historik të vendit”, shton Zogaj.

Elezaj: Asociacioni duhet të bëhet, por jo korrigjimi i kufijve

Image

Rexhep Elezaj

Ndërsa, analisti politik Rexhep Elezaj, hedh poshtë mundësinë që rikthimi i Grenellit në një post mund të ketë një hakmarrje.

Sipas tij, hakmarrja është jashtë çdo etike diplomatike, shtetërore dhe morale.

Unë nuk mund t’i kuptoj ata analistë të cilët, ka kohë që kanë deklaruar, përfshirë edhe Prof. amerikan Edëard P. Joseph, se nëse Donald Trump i fiton zgjedhjet në Amerikë, siç edhe i fitoi dje, kryeministri i Kosovës A. Kurti do të përballët me vështirësi, sidomos nëse Richard Grenell emërohet Sekretar i Shtetit, për shkak se ai paska qenë shumë kritik ndaj Kurtit, sepse në politikë dhe diplomacinë botërore raportet mes shteteve nuk ndërtohen mbi baza të miqësive, përkatësisht “armiqësive” mes individësh, veçse mbi interesa reciproke ndër-shtetërore, gjë të cilën do ta bëjë edhe administrata e presidentit D. Trump me Kosovën në mandatin e ri katërvjeçar. Pra, sipas mendimit tim, një formulë e tillë në raportet mes shteteve nuk qëndron në asnjë formë, që një funksionarë i lartë i SHBA-ve, siç ishte z. R. Grenell, i cili në një periudhë të caktuar mund të ketë pasur telashe me ndonjë politikan shqiptar, pra me Albin Kurtin, që posa të vije në pushtet t’i hakmerret të njëjtit nga pozitat e larta shtetërore, kjo më së paku nëse ai e merr postin e ministrit të jashtëm, ngase një veprim i tillë, së pari do të ishte moralisht i ultë, dhe së dyti, një ministër i jashtëm i SHBA-ve nuk mund ta ulë aq poshtë postin e Sekretarit të shtetit, duke u hakmarrë ndaj gjithë atyre me të cilët administrata amerikane ka telashe dhe mospajtime. Kështu që, një hakmarrje të tillë ndaj A. Kurtit nga ana e z. R. Grenell, është e pamundur të ndodhë, siç është edhe jashtë çdo etike diplomatike, shtetërore dhe morale”, shprehet Elezaj.

Ideja e shkëmbimit të territoreve, sipas Elezajt, nuk mund të rikthehet në tavolinë.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte një opsion i përfolur në tavolinën e presidentit D. Trump në mandatin e tij të parë presidencial (2017–2021), mendoj se një ide e tillë nuk mund të rikthehet më tavolinë në asnjë mënyrë, ngase me agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë në mars 2022, rrethanat e sigurisë në Evropë, përfshirë Ballkanin perëndimorë, kanë ndryshuar rrënjësisht, andaj as që mund të flitet për këmbim territoresh Kosovë-Serbi në asnjë konstelacion të mundshëm politik dhe as ushtarak. Mbase, një veprim i tillë do ta destabilizonte krejt Evropën, sidomos në rast të pranimit të okupimit rus të dy krahinave lindore të Ukrainës, Donbasit dhe Donjeskut, akt i cili do çonte, pa asnjë dyshim, në një luftë me përmasa kontinentale”, thekson analisti.

Ndërsa, asociacioni i komunave me shumicë serbe, edhe sipas Elezajt, duhet të bëhet kjo për shkak se është obligim i marrë nga qeveritë e Kosovës.

“Kurse lidhur me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, për fat të keq, është ky një obligim i marrë nga qeveritë e Kosovës në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, përkatësisht me marrëveshjen bazë të Brukselit të vitit 2023, si dhe Aneksit të Ohrit (Plani franko-gjerman), obligim të cilit qeveria e Kosovës e ka shumë vështirë që t’i ikë, përveç nëse ndodhë ndonjë mrekulli në dialogun Kosovë-Serbi, siç mund të jetë ndërhyrja amerikane në dialog, duke i vënë kusht Serbisë, që si kompromis për asociacionin ta njoh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Përndryshe, asociacioni do ngelë edhe më tutje mollë sherri në raportet e Kosovës me BE-në dhe SHBA-të”, përfundon Elezaj.

Read Entire Article