“Ditë të vështira do ta presin Serbinë...”/ Eksperti: Faktori ndërkombëtar do ta detyrojë Serbinë që...

9 hours ago 27

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava është deklaruar në lidhje me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai thotë se, Serbia gjithëherë ka punuar dhe krijuar plane për shkatërrimin e shqiptarëve.

Eksperti thotë se, Serbia e provoi një sulm terrorist ndaj Kosovës në Basnjskë, dhe dihet se si e pësojë, duke shtuar se nga ajo kohë, Polica e Kosovës në veri tashmë është duke e shtri sovranitetin e plotë.

“Serbia duhet ta ketë të qartë se Kosova më nuk është ajo e viteve 1990-1999 kur ishte e okupuar deri në dhëmbë, sa që edhe në vitin 1998-99 Kosova e filloj luftën guerile për çlirim. Në ato rrethana të vështira, Kosova e fitoj luftën edhe me ndihmën e shteteve mike që i krijuam gjatë viteve të tmerrshme kur Serbia bënte masakra ndaj popullit tonë”, shprehet ai.

Tërnava shprehet se, pas bombardimeve nga NATO-ja dhe luftës permanente të UÇK-së, Serbia e nënshkroi kapitullimin e saj me vendimin e Kumanovës, dhe nga atëherë jemi të çliruar, kurse në vitin 2008 u shpall edhe pavarësia, që sot Kosova i ka të gjitha institucionet si FSK, Policinë, AKI...

“Tashmë e di edhe Serbia që fajtori ndërkombëtar, aleatët e NATO-s me KFOR-in janë garantues të sovranitetit të Kosovës, prandaj ato kohërat e komunizmit të shkatërrimit të Jugosllavisë nga ana e Serbisë kanë kaluar, dhe ato shtete që na kanë ndihmua për çlirim edhe sot i kemi pranë. Edhe sikur të ndodhë një sulm i ngjashëm me atë të 24 shtatorit apo të mëhershmet, nga ana e Serbisë, shtrohet pyetja se a do të vazhdon të ekzistojë edhe më tutje Serbia? Dëshmi e kësaj është gatishmëria e KFOR-it e cila është përforcuar edhe me shumë ushtarë të tjerë dhe teknikë të armatimit, prandaj kërcënimet e Serbisë mund të janë serioze, mbase edhe paralajmëruese por mbrojtja do të jetë e sigurt. Për një kërcënim të mundshëm të Kosovës nga ana e Serbisë, flasin deklarimet e krerëve të shtetit të Kosovës duke treguar për gjendjen e gatishmërisë për mbrojtje nga sulmet dhe provokimet që mund të vijnë nga Serbia”, thotë Tërnava.

Eksperti habitet me këto kërcënime serbe, duke shtuar se, në periudhën e vitit 1999 kur u bombardua Serbia, po këta politikanë radikal serb ishin në udhëheqjen e Serbisë.

“Politikat nacionaliste serbe i njohim ne si popull, që në të kaluarën kemi përjetuar gjenocid e krime të ndryshme nga ata, por tani Kosova është në situatë tjetër, e përgatitur me ushtri dhe armatim të saj, si dhe me miqtë ndërkombëtar të shteteve të NATO-s që po na qëndrojnë pranë”, thekson ai.

Sipas tij, mbetet për t’u parë se sa do të jetë e ekspozuar Kosova nga sulmet dhe provokimet e rrezikshme të Serbisë.

“Serbia me politikat nacionaliste po i përdorë ato propaganda të përditshme, sepse atje vetëm në këtë mënyrë e qeverisin shtetin, duke e ushqye popullin me dezinformata të ndryshme, për t’i arritur qëllimet e tyre. Faktori ndërkombëtar, duke pasur para vetes përvojat e ndërmjetësimit që i patën për një pajtim të mundshëm sikur që arritën deri në marrëveshjen e Ohrit, do ta detyroj Serbinë që patjetër t’i përmbahet premtimit të dhënë, në të kundërtën ditë të vështira do ta presin Serbinë me kriminelët në pushtet”, përfundon eksperti Hajrullah Tërnava.

Read Entire Article