Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Komisioni i Sigurisë, lëshoi akuzën se ligji i ri për Policinë e Shtetit, bëhet për arsye zgjedhore.
Sipas Salianjit me ligjin e ri, punonjësve të policisë do t’i bëhet shantazh për të siguruar kështu më shumë vota për zgjedhjet. Mes të tjerash ai sugjeroi që shqyrtimi i këtij ligji të shtyhet.
“Ata që flenë më pak të dëmshëm janë, se ju që rrini zgjuar, jeni më të rrezikshëm. Ju s’më dhatë përgjigje për një gjë të rëndë që ka ndodhur. Nuredin Dumani që nga burgu, kur të vinë ata të Burgjeve, kryen aktivitet kriminal. A ka përgjegjësi ky departament, a keni marrë masa që ndodhin këto ndodhi në Shqipëri? Një personazh ndër më të rrezikshmit në Shqipëri, ka mundësi dhe salltanete. Ligjin mendoj se ju, përderisa nuk ka një gjë të ngutshme, duhet ta tërhiqni. Policia e Shtetit për ju është një indikator i lartë. Shtyheni diskutimin dhe miratimin e ligjit, pasi bëhet për të mbajtur nën trysni drejtuesit e policisë, për t’i përdorur për zgjedhjet.”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb