“Ai do të vazhdojë të shkruajë historinë”, agjenti konfirmon qëndrimin e Modricit te Real Madridi

5 months ago 5

Javën e kaluar, dukej e mundshme që Luka Modric do të largohej nga Real Madrid. Por, tani, ai do të qëndrojë në klub edhe për 12 muaj të tjerë, pas takimeve pozitive me presidentin Florentino Perez.

Modricit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe për shkak të statusit të tij të zvogëluar në skuadër gjatë nëntë muajve të fundit, pritej që ai të largohej.

Megjithatë, ai tani është i përgatitur të pensionohet në Real Madrid, ku ka qenë për 12 vitet e fundit, dhe ai do të pranonte gjithashtu një ulje rroge, nëse është e nevojshme.

Asnjë lajm zyrtar nuk ka dalë për situatën e Modric, por agjenti i tij Vlado Lemic ka konfirmuar për Kooora se mesfushori kroat do të qëndrojë në Real Madrid për të paktën 12 muaj të tjerë.

“Me shumë mundësi, ai do të qëndrojë edhe një vit dhe do të vazhdojë të shkruajë histori”, ka thënë Lemic.

Edhe pse nuk ka luajtur aq sa pritej këtë sezon, Modric ka qenë tepër vendimtar në shumë raste për Real Madridin.

Ai do të shpresojë të jetë i tillë përsëri kur Los Blancos të shkojnë për titullin e tyre të 15-të të Ligës së Kampionëve pas dy javësh në finale. /Telegrafi/

Read Entire Article