“Akademia e Sigurisë Kibernetike” në Universitetin “Luarasi”/ Ani Dasho: Çertifikatë e vlefshme ndërkombëtarisht, bashkëpunim me “Elta Systems LTD”

3 months ago 14

Zv. Rektorja e Universitetit Luarasi, profesore e asociuar, Ani Dasho, duke folur në podcastin Edu Vision, është ndalur te “Akademia e Sigurisë Kibernetike”.

Ajo tha se synimi ynë është t’i japim Universitetit “Luarasi” një dimension të ri duke ngritur Akademinë e Sigurisë Kibernetike për ti shërbyer të interesuarve në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit perendimor, duke e promovuar këtë akademi edhe për ata që janë të interesuar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi e më tej të bëhen pjesë e kësaj akademie.

Zv.rektorja e Universitetit Luarasi tha se është një çertifikatë e vlefshme ndërkombëtarisht dhe ata studentë që do ndjekin këto kurse do të pregatiten për të qenë profesionistët e së ardhmes në fushën e sigurisë kibenetike të cilët numërohen aktualisht me gishtat e dorës ndërsa mundësitë janë të pafundme për një karrierë brilante për ta brenda dhe jashtë vendit.

“Është një përpjekje gati një vjeçare për të arritur në një bashkëpunim të frytshëm midis Universitetit “Luarasi” dhe “Elta Systems LTD” me reputacion ndërkombëtar.

Projekti është finalizuar, kemi punuar gjatë për të prurë kurset më të domosdoshme dhe të nevojshme në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe në muajin Korrik 2021 fillojmë me Kursin e parë online: “Certified Ethical Hacker | CEH- EC-Council” me një kerkesë shumë të madhe të studentëve shqiptare për të ndjekur këtë kurs dhe për tu çertifikuar në këtë fushë”, tha ajo.

Në vijim, duke sqaruar kursin e parë profesional Ethical Hacking, Dasho u shpreh se është një kurs tepër i kërkuar për momentet që po kalojmë mbështetur në vështirësitë e covid-19 ku sulmet kibernetike janë shtuar në menyrë të shpejtë dhe kanë marrë një përhapje shumë të gjerë.

“Leksionet do mbahen nga profesorë dhe ekspertë izrealitë të fushës së Sigurisë Kibernetike, paralelisht është duke u trajnuar dhe ekipi i trajnereve të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit të Universitetit “Luarasi” për të dhënë kontributin e tyre dhe për tu bërë pjesë e grupit të trajnerëve dhe lektorëve izraelitë në këto kurse intensive që do zhvillohen online.”

Ne e shikojmë të shtrijmë aktivitetin në fushën e sigurisë kibernetike si në dhënien e shërbimeve të specializuara përkundrejt nevojës për trajnime të mëtejshme si dhe suport konsulence në sistemin bankar, atë qeveritar dhe më gjerë dhe jo vetem ne Shqiperi por dhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi”, theksoi ajo.

Zv.Rektorja e Universitetit Luarasi në vijim theksoi se jemi duke përgatitur dhe jemi në kërkesë për kurset më poshtë:

1st Bronze Package

  1. Certified Ethical Hacker By the CEH-EC-Council

 2nd Silver Package

  1. ÇNA-Cisco Certifications
  2. IMB Certifications
  3. Fundamentals of cloud computing and security

3rd Package Gold

  1. Certified Ethical Hacker Hacker By the CEH-EC-Council
  2. ÇNA-Cisco Certifications
  3. IMB Certifications
  4. Fundamentals of cloud computing and security

4rth Package Gold

Cyber Essentials Program – per te gjithe gjimanzistet qe e kane pasion Teknologjine e Informacionit dhe duan te marrinnjohurite fillestare ne fushen e sigurise kibernetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article