Një aksident i trefishtë është shënuar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Mësohet se një automjet ka përplasur dy mjete të tjera të parkuara, për pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar nga spitali.
Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb