Aksidenti në aksin Koplik-Bajzë/ Makina përplasi për vdekje 66-vjeçarin me motomjet, arrestohet shoferi

2 months ago 8

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi ditën e diel në aksin Koplik-Bajzë në Malësinë e Madhe.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar drejtuesin e motorit, Rasim Shabaj, i cili ka humbur jetën. Si pasojë, drejtuesi i makinës përfundoi në prangat e policisë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë të dielën, për një aksident në aksin rrugor “Koplik- Bajzë”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin 48 vjeç, sepse me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi 66 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article