Një 59-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se aksidentoi për vdekje një 62-vjeçar.
Sipas policisë N. P., 59 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. L., 62 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar në aksin Vlorë – Zvërnec, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Triportit.
Njoftimi i policisë:
Seksioni i Policisë Rrugore në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve procedurale të keyera për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Vlorë – Zvërnec”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, arrestoi shtetasin N. P., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi automjetin tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. L., 62 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb