Akuza për falsifikim dokumentesh, Gjykata lë në burg vëllanë e kryetares së Bashkisë Bulqizë

10 months ago 21

Është zhvilluar këtë të dielë seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj tre zyrtarëve të Bashkisë së Bulqizës arrestuar të premten nën akuzat “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pasi është njohur me faktet gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër pas rreth 2 orë seancë, vendosi masën arrest me burg për Administratorin e Njësisë Administrative Ostren, Luan Mjeshtri (vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri” dhe Arlin Limani, Specialist i Shërbimit Social.)

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa për sekretarin e Këshillit Bashkiak Bulqizë, Fitim Balla, gjykata vendosi arrest shtëpie.

Tre personat e lartpërmendur dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile për të pajisur qytetarë të ndryshëm me vërtetime se banonin në Njësinë Administrative Ostren me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” në mënyrë që të përfitonin dokumente si shtetas bullgar./vizionplus.tv

Read Entire Article