Alexander-Arnold me paralajmërim për rivalët për vitin 2024

9 months ago 28

Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka folur për vitin 2023, teksa anglezi zotohet të jetë “gati për atë që do të ndodhë më pas”.

Mbrojtësi i Anglisë ishte në nivel të lartë në vitin 2023, pasi ri-gjeti veten nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Alexander-Arnold ndau disa nga momentet më të mira të vitit 2023 në një postim në Instagram dhe shkroi: “2023. Gati për atë që do të vijë më pas”.

Ai duket i vendosur për titullin e Ligës Premier pasi e mbylli vitin në krye të renditjes me 42 pikë nga 19 ndeshje.

Reprezentuesi anglez i ka sjell pik Liverpoolit këtë vit, sidomos në ndeshje ndaj Fulhamit ku shënoi golin fitues si dhe në barazim ndaj Manchester Cityt.

Liverpool do të kthehet në aksion më 1 janar kundër Neëcastle United në Anfield. /Telegrafi/

Read Entire Article