Alonso refuzoi Liverpool-in, ish – legjenda e “the reds” tregon arsyen

6 months ago 6

Ikona e Liverpool-it, Steve McManaman beson se Xabi Alonso nuk i sheh Të Kuqtë si ekipin e tij të ëndrrave si trajner.

Alonso, i cili ka parë sukses të pakrahasueshëm me Bayer Leverkusen këtë sezon, kohët e fundit hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë pasardhësi i Jurgen Klopp në Merseyside.

McManaman ka shpjeguar se pse ai beson se Alonso refuzoi.

“Nuk e di me siguri, por puna në drejtim të Real Madrid do të jetë gjithmonë në horizont”, tha McManaman për Betfred.

“Xabi ka një shtëpi në Madrid dhe ka histori në klub.

“Nëse Carlo Ancelotti do të tërhiqet vitin e ardhshëm, është një vit tjetër që Xabi të fitojë më shumë eksperiencë j dhe kjo lëvizje nuk do të më befasonte aspak.

“Megjithatë, pas një viti, nuk e dihet se çfarë do të ndodhë te Bayern Munich dhe gjetkë.

“A do të jetë Paris Saint-Germain në kërkim të një trajneri të ri? A do të jetë Pep Guardiola te Manchester City pas dy vitesh? Kurrë nuk i dihet”.

McManaman shtoi gjithashtu se si Alonso ka mundësinë të bëhet pjesë e historisë së futbollit gjerman.

“Mendoj se është vendimi i duhur që Xabi të qëndrojë te Bayer Leverkusen edhe për një vit dhe t’i largojë zërat për momentin”, shtoi ai.

“Tani ai mund të përqendrohet në fitimin e Bundesligas dhe Kupës së Gjermanisë.

“Ai ka një mundësi të shkëlqyer për të krijuar histori te Bayer Leverkusen dhe presioni do të jetë patjetër mbi të vitin e ardhshëm, por ai po mëson gjatë gjithë kohës dhe kjo është ajo që duhet ta lëmë të bëjë”.

Read Entire Article