“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”, sociologu: Të rinjtë shqiptarë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit. Përfundojnë në rrugët kriminale

6 months ago 6

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24, tha se të rinjtë shqiptarët kanë ambicie të mëdha dhe punë të vogla.

“Në Shqipëri kemi ambicie shumë të mëdha dhe punë të vogla. Rinia kërkon të jetojë në luks si në klipet e Noyzit, por mundësinë për ta bërë këtë janë të pakta dhe rrugët janë jo të drejta dhe të pranueshme edhe në aspektin ligjor dhe kjo bën që shumë të rinj të shkojnë në Angli për të punuar në shtëpi bari apo duke hyrë në rrugën e krimit të organizuar. Nga ana tjetër prodhon pasiguri dhe i bën të jenë të palumtur”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article