Arbjan Mazniku në SPAK, Lubonja: Dosja 5D krim i gjerë. Gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme, të nxirren provat

3 months ago 10

Ministrit i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku është thirrur sot në SPAK, ku është pyetur për dosjen 5D.

Në lidhje me këtë zhvillim, analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, tha se dosja 5D është një krim i gjerë. Ai tha se gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme dhe SPAK-ut i takon të nxjerrë provat.

Fatos Lubonja: Krimi është i dukshëm, duhet të nxirren provat. Tiranës i është bërë masakër, duke shkatërruar shtëpitë, me sebep për të pastruar paratë e pista, është diçka kriminale, që nuk ka të bëjë me progresin. Ky është një projekt, që ka ‘kokën’ e vet kryeministrin Edi Rama. Ditë për ditë na paraqesin nga një gradaçelë, që nuk merret vesh se çfarë funksioni kanë, përpos pastrimit të parave. Dosja 5D ëshë krim më i gjerë.

Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për të sunduar. Krimet janë aq të dukshme, sa SPAK nuk mund të mbyllë sytë. Duke parë atë që po ndodh, ka opinion publik dhe Strukturë të Posaçme. Ka vonesë në hetime, edhe me inceneratorët, e duhet thënë se banda ecën, edhe pse këta thirren. Bandat nxjerrin kullat e radhës, pas asaj të Shkodrës. SPAK duhet të hetojë dhe të veprojë shpejt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article