Nuk ka më asnjë diskutim se Ardian Ismajli është për momentin mbrojtësi më i mirë i Serie A. “Muri” kuqezi është vlerësuar si lojtari më i mirë i sfidës së të premtes në mbrëmje ku Empoli u ndesh në trasnfertë përballë Leçes së Ylber Ramadanit.
Të dy futbollistët kuqezinj e nisën lojën që nga minuta e parë, ndërsa Ismajli mbante dhe shiritin e kapitenit te Empoli.
Në ndeshjen e mbyllur në barazim 1-1, Ismajli u shpall lojtari më i mirë i sfidës dhe u vlerësua me notën 7.8.
Forma e Ismajlit padiskutim është një lajm fantastik edhe për trajnerin Silvinjo i cili do të ketë në fushë përballë Çekisë dhe Ukrainës dy qendrat më të mira në Itali të momentit Berat Gjimshitin dhe Ardian Ismajlin.