Armando Broja dështon të shënojë

9 months ago 38
23:40 30/12/2023

Chelsea merr fitoren e dytë rradhazi, City vendos në presion kreun

Armando Broja shpërdoron një tjetër mundësi për të shënuar me Chelsea. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u rikthye sërish titullarë me ‘blutë e Londrës’, në fitoren 3-2 që këto të fundit regjistruan ndaj Luton.

22-vjeçari kishte disa mundësi të mira shënimi, por dështoi për të realizuar. Në një moment, Broja trembi stafin mjekësor, pasi u duk se pësoi një dëmtim, gjithsesi pas ndërhyrjes së mjekëve gjithçka vijoi normalisht.

Mes spektaklit të Palmer, autor i dygolave dhe asistit tek goli i dytë, Broja qëndroi në fushë për 61 minuta. Kjo fitore kënaq jo pak Chelsea, që tashmë koleksionon fitoren e dytë radhazi dhe të tretën në katër ndeshjet e fundit. Distanca me kreun qëndron në 14 pikë.

Fitore komode për Manchester Cityn. Kampionët e Anglisë dhe Botës arritën të thyenin 2-0 Sheffield United. Nga një gol për çdo pjesë shënuar nga ana e skuadrës së Pep Guardiolës. Rodri zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë, me një gol tepër të bukur.

Për të vulosur fitoren e Cityt mendoi Julian Alvarez. Me këtë fitore, kampionët e Anglisë ngjiten në kuotën e 40 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Liverpool dhe Aston Vija.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article