Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e 5 efektivëve të Policisë në Elbasan.
Balla shkruan se përpjekja për vetëpastrim brenda strukturës së policisë është në vijim.
Teksa e cilëson si profesion fisnik punën e policit, Balla shkruan se vetëpastrim për ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e tij në detyrën e Ministrit të Brendshëm.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
E vura disa herë në dukje sot në komisionet parlamentare, ndërsa prezantova Projektligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, se polici është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Prandaj përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e mia si Ministër i Brendshëm. Fal punës së mirë hetimore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm📍Elbasan, janë vënë para drejtësisë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb