Arrestohet ish-deputeti Haxhi Shala për llogari të Hagës

10 months ago 25
15:05 12/12/2023

Akuzohet për pengim të drejtësisë dhe ndikim të dëshmitarëve

Ish-deputeti I Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala është dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë. Shala u arrestua gjatë bastisjes në pronat e tij të hënën dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it.

Sipas avokatit të tij Shala dyshohet për pengim të drejtësisë dhe ndikim të dëshmitarët, por nuk ka informacion zyrtar nga Specialja lidhur me këtë.

Ndërkohë trupi gjykues i gjykatës speciale ka vendosur ti anulojë të gjithas seancat për këtë vit pas lajmit për vdekjen e avokatit Andreë Strong, mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Vendimi për anulimin e seancave ka ardhur pas kërkesës së avokatit Ben Emmerson, mbrojtës i Veselit.

Kjo përfshin shqyrtimet gjyqësore të planifikuara për të martën dhe të mërkurën.

Trupi gjykues në Hagë ka mbajtur një minutë heshtje në nder të punës dhe veprimtarisë së Avokatit, Andreë Strong.

Strong ishte avokat i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, e po ashtu edhe e ekipit të Kadri Veselit i cili tashmë gjendet në paraburgim të Gjykatës Speciale.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article