Asllani: Sfidë me Italinë? Do të ishte bukur

10 months ago 13
13:21 21/11/2023

Paraqitjet e Kristjan Asllanit në fushë me Shqipërinë kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Në një intervistë për “Sportmediaset”, mesfushori kuqezi tregon emocionet e kualifikimit në Euro 2024, ndërsa është i lumtur edhe për faktin se në këtë kompeticon do të jetë edhe Italia.

“Gjëja e parë që bëra pasi përfundoi ndeshja ishte të shikoja se çfarë kishte bërë Italia.  Jam shumë i lumtur që janë kualifikuar të gjithë djemtë që luajnë me mua dhe të gjithë italianët, e meritojnë! Po,  është kjo mundësi e përballjes, do të ishte bukur, por të shikojmë! Italia është një ekip i fortë. Për ne është hera e dytë, duhet të përshtatemi ende, e të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë”.

Asllanin dhe Interin i pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Juventusit në Serie A në fundjavë. Lojtari i zikaltërve jep opinionin e tij për përballjen.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne e dimë që Juventusi është skuadër shumë-shumë e fortë. Do të shkojmë aty që të bëjmë ndeshjen tonë e të marrim më të mirën. Mund të themi që është një ndeshje për titull, por të shikojmë pasi ka shumë ekipe në garë”.

Asllani tha se ndihet mirë që qëndroi tek Interi dhe falënderoi trajnerin Simone Inzagi që i ka dhënë mundësinë të luajë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article